Pas 1 viti e mbyllur, India vendos të hapet për turistët!

Written by on 09/10/2021

E mbyllur prej gati një viti, India ka vendosur të hapet për turistët e huaj më 15 tetor. “Turistët e huaj apo transportuesit që i sjellin ata në Indi, si edhe të gjithë aktorët në aeroporte, duhet të ndjekin protokollet COVID-19”, thekson qeveria në njoftimin e saj zyrtar.

Prej marsit të 2020-ës ku vendi u godit nga një valë e ashpër infektimesh me Covid-19, India pezulloi çdo hyrje për vizitorët e huaj, duke i shkaktuar një humbje të madhe edhe buxhetit të përgjithshëm./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist