Pallati antik shfaqet në rezervuar 

Written by on 29/06/2019

 

 

 

Një pallat antik mijëra vjeçar ka dalë në sipërfaqe të një rezervuari në rajonin e Kurdistanit, në Irak pas rënies së nivelit të ujit për shkak të thatësirës. Zbulimi i rrënojave  në rezervuarin në brigjet e lumit Tigër , është i një rëndësie të madhe arkeologjike sipas hulumtuesve dhe arkeologëve. Arkeologët ishin në dijeni të rrënojave që në vitin 2010, kur nisën të uleshin nivelet e ujit të rezervuarit, megjithatë kjo është hera e parë që i lejon ata të gërmojnë. Zona  e lashtë urbane përmban një shtëpi madhështore, një pallat , një rrjet të gjerë rrugor dhe një varrezë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist