Numër një, sërish ajo…Vjena

Written by on 15/03/2019

Numër një, sërish ajo…Vjena

Viena është renditur qyteti më i përshtatshëm në botë për të jetuar, për të 10-in vit rradhazi. Kryeqyteti austriak kryesoi studimin që u krye për sa i përket vendeve Europiane. Trembëdhjetë nga 20 vendet më të mira të botës për të jetuar, u shpallën në Europë. Zyrihu, qyteti më i madh i Zvicrës, u rendit në vendin e dytë për cilësinë më të mirë  të jetesës, pasuar nga Mynih dhe Vancouver në vendin e tretë të përbashkët. Indeksi vjetor i ‘Mercer-it’ përfshin 231 qytete në mbarë botën, duke studiuar stabilitetin politik, krimin, liritë personale, kujdesin shëndetësor, arsimin, strehimin dhe transportin publik, që këto vende u ofrojnë qytetarëve. Luksemburgu u emërua si qyteti më i sigurt në botë, i ndjekur nga Helsinki në Finlandë dhe qytetet zvicerane të Bazelit, Bern dhe Zyrihut. Sa i përket cilësisë së përgjithshme të jetesës, Singapori, Montevideo në Uruguaj dhe Port Louis në Mauritius kryesonin listën në Azi, Amerikën Jugore dhe Afrikë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist