Një traget i ri që do të ulë çmimet e biletave!
Written by Radio Travel on 20/11/2019
Nga data 23 nëntor, qytetarët do të udhëtojnë nga Vlora në Brindizi me tragetin e ri”PRINCE”. Trageti i gjatë 152 metra , ka 150 dhoma , kapacitet prej 1000 pasagjerësh , 300 automjetesh dhe 30 kamionë.Udhëton me shpejtësi 17 nyje për një orë dhe udhëtimi zgjat 4 orë. Nga hyrja e këtij trageti, pritet që qytetarët të përfitojnë çmime më ekonomike deri në 30% më lirë se çmimet aktuale.
