Një mrekulli arkitekturore! Këtë fundjavë hoteli magjepsës hap dyert për publikun

Written by on 26/11/2020

Të shtunën, hoteli më i famshëm i momentit “Me Dubai” do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit. E vendosur në zemër të Burj Khalifa “ME Dubai” është hoteli i vetëm në botë me ambientet e brendshme dhe të jashtme të dizejnuar nga nga një prej arkitekteve më të njohura në botë, e ndjera Zaha Hadid. Hoteli mburret me 74 dhoma dhe 19 suita. Të gjitha dhomat janë të ndara në dy tema: Mesnata dhe Shkretëtira. Dhomat e mesnatës pasqyrojnë qiellin dinamik të natës në Dubai, ndërsa dhoma e Shkretëtirës i kushtohet mjedisit të qetë dhe ngjyrave të buta të peizazhit të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Current track

Title

Artist