E ardhmja është e makinave elektrike! Marka e njohur e veturave prezanton projektin ambicioz

Written by on 26/11/2020

Firma e njohur “Tesla” ka në plan të prodhojë automjete elektrike në Kinë për vitin 2021. Projekti vjen si një nxitje e prodhuesve të makinave në SHBA për të rritur shitjet në tregun më të madh në botë të makinave. Fabrika do të jetë pranë uzinës së saj të makinave në Shanghai dhe kompania planifikon të investojë si fillim 6.4 milionë dollarë. Kina, e cila ofron subvencione të mëdha për automjetet elektrike ndërsa kërkon të ulë ndotjen nga makinat me benzinë ​​ose naftë, ka qenë duke zgjeruar rrjetin e saj mbarëkombëtar të pikave të karikimit, një nga sfidat më të mëdha të mbarë botës sot.


Current track

Title

Artist