Nisma e fundit/Turistët që rezervojnë pushime verore, do të marrin shpërblim!

Written by on 10/04/2021

Turistët që rezervojnë pushime verore direkt përmes hoteleve vendase në Maltë do të marrin shpërblim. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit Clayton Bartolo i cili tha se turistët që rezervojnë në një hotel me pesë yje do të marrin 100 euro nga Autoriteti i Turizmit i Maltës.

 

Industria turistike përbën më shumë se 27% të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19. Nisma e fundit synon të rikuperojë shifrat e turistëve ndërkombëtarë./radiotravel.al  


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist