Mimi Kodheli: Lë çdo gjë ditën që do bëhem gjyshe!

Written by on 10/04/2021

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rozë” që transmetohet çdo të premte në ekranin e Premium Channel ishte politikania e njohur Znj. Mimi Kodheli.

Në një rrëfim prej 60 minutash Zonja Mimi vendosi të flasë pak për politikë, e më shumë për qasjen si një grua, nënë, bashkëshorte, bijë dhe madje si një vjehrrë.

Për herë të parë Zonja Kodheli tregon se një ndër pengjet e saj më të mëdha është të mos pasurit e më shumë se një fëmije. Ajo rrëfen se një ndër arsyet për këtë kanë qenë vitet e vështira të asaj kohe dhe varfëria e trashëguar nga sistemi. Prandaj ajo vuri theksin se brezi i ri duhet të ndërgjegjësohet që familja është baza, themeli dhe qeliza e shoqërisë.

“I ftoj të rinjtë të bëjnë sa më shumë fëmijë dhe t’i rrisin në vendin më të bukur që është Shqipëria”, shprehet ajo.

Nuk e ka provuar ende ndjesinë e të qenit gjyshe, por thotë se kur ta marrë këtë status është e gatshme t’i lërë të gjitha, madje edhe politikën dhe të bëhet një gjyshe me kohë të plotë për nipin apo mbesën e saj. Në të ardhmen ajo shpreson të ketë shumë të tillë.

Zonja Mimi pranon se duhet më shumë angazhim në mënyrë që investimi për brezin e ri të jetë ai i duhuri. Sipas saj ende nuk jemi aty ku duhet nga pikëpamja e zhvillimit social, e emancipimit, nga pikëpamja ekonomike apo politike.

Mimi Kodheli është e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Tiranës dhe pretendon të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme./radiotravel.al 

 

Intervistën e plotë e ndiqni në kanalin zyrtar të televizionit Premium Channel në You Tube. 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist