Nga sot, Japonia i mbyll dyert kategorikisht shtetasve të huaj!
Written by rt on 28/12/2020
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit janar, Japonia nuk do të lejojë hyrjen e të huajve në territorin e saj. Kjo masë është marrë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në territorin japonez. Sipas qeverisë, vetëm qytetarët japonezë dhe të huajt që jetojnë në Japoni do të lejohen të kthehen në vend.