Air Canada, ulje urgjente pas problemeve në motorr!

Written by on 28/12/2020

Pas një problemi në motorr, avioni i Air Canada është detyruar të bëjë një ulje emergjente. Avioni ishte nisur nga shteti amerikan i Arizonës drejt Montrealit në Kanada, kur devijoi nga trajektorja pak pas nisjes. Avioni nuk kishte pasagjerë në bord dhe tani është ndalur në Tukson ku ekspertët po e analizojnë. Pas aksidenteve fatale të 2019, Boeing 737 Max, kreu një seri modifikimesh dhe avioni rifilloi transportin e pasagjerëve në Brazil, vetëm tre javë më parë.


Current track

Title

Artist