Duhej të ishin në karantinë/ 200 turistë largohen fshehurazi gjatë natës nga resorti

Written by on 28/12/2020

Pavarësisht urdhrit të qeverisë për t’u izoluar, pas variantit të ri të koronavirusit, qindra turistë britanikë janë larguar nga një rezort skish në alpet zvicerane. Bëhet fjalë për 200 turistë që duhej të qendronin në karantinë në resortin “Verbier” , por janë larguar fshehurazi gjatë natës. Disa prej tyre mendohet të kenë shkuar drejt kufirit francez. Stafi i hotelit zbuloi se vizitorët ishin larguar pasi vunë re se ushqimi i dhomës së tyre ishte i paprekur.


Current track

Title

Artist