Nga 5 shtatori ndryshojnë rregullat, ja çfarë duhet të dinë ata që fluturojnë drejt Gjermanisë

Written by on 04/09/2021

Shqipëria do të futet sërish në listën e vendeve me rrezik të lartë në Gjermani për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas njoftimit të bërë publik nga ambasada gjermane në Tiranë rezulton se nga e diela do të ketë ndryshim rregullash për udhëtimet drejt këtij shteti.

Si pasojë e vendosjes në listën e kuqe, qytetarët shqiptarë duhet të kryejnë një regjistrim para se të udhëtojnë për në Gjermani. Gjatë regjistrimit duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga infeksioni me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist