Nëse planifikoni të udhëtoni drejt Zvicrës duhet të plotësoni patjetër këtë kusht!

Written by on 05/10/2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet. Mësohet se në territorin zviceran do të lejohen të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).

Përveç certifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin për hyrje në Zvicër. Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist