Në prag të festave, mbyllet plazhi i famshëm që vizitohet nga mijëra turistë!
Written by rt on 31/12/2020
Në prag të festave të fundvitit, plazhi më i famshëm në Rio de Zhaneiro do të mbyllet. Ky vendim nga autoritetet braziliane u mor për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Copacabanas ka qenë tradicionalisht zemra e festimeve të Vitit të Ri në Rio, ndërsa vendi tërheq me miliona turistë pas vetes çdo vit. Mësohet se hedhja e fishekzjarreve është anulluar gjithashtu.