Qeveria amerikane kërkon test negativ për çdo pasagjer në aeroport!
Written by rt on 31/12/2020
Duke nisur nga dita e hënë pasagjerët që mbërrijnë në SHBA nga Britania, përfshirë edhe shtetasit amerikanë, janë të detyruar të paraqesin testin negativ COVID-19, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh para nisjes. Mësohet gjithashtu se drejtuesit e linjave ajrore i kanë kërkuar qeverive që kërkojnë testim të detyrueshëm të pasagjerëve, të marrin parasysh kapacitetet e tyre të testimit, si një mënyrë për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare.