Ndryshon skema e pensionit , më shumë vite pune për gratë dhe burrat!

Written by on 03/01/2020

Nisja e vitit 2020 do të ndryshojë edhe moshën  e pensionit për gratë dhe vjetërsinë e punës te burrat. Sipas reformës së vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetësisë në punë, çka sjell një ndryshim në masën e pensionit. Gjatë këtij viti, një grua duhet të jetë 61 vjeç që të përmbushë kritetet e daljes në pension. Parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit duke  u bërë 63 në vitin 2032. Burrat ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë, duke shkuar në 37 vite nga 35 që ka qenë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist