Ndahet nga jeta ikona legjendare e futbollit, Diego Maradona

Written by on 26/11/2020

Ikona e futbollit Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare pasi pësoi një arrest kardiak. Maradona iu nënshtrua një operacioni në fillim të këtij muaji dhe vetëm dy javë më parë  u la i lirë nga klinika në Buenos Aires. Federata argjentinase e futbollit konfirmoi lajmin në mediat sociale, duke lëshuar një deklaratë mbi vdekjen e Maradonës. “Shoqata e Futbollit Argjentinas, përmes Presidentit Claudio Tapia, shpreh pikëllimin e saj më të thellë për vdekjen e legjendës sonë, Diego Armando Maradona. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, mbyllet deklarata.


Current track

Title

Artist