1 vit nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi vendin, një prej ngjarjeve më të rënda në Shqipëri

Written by on 26/11/2020

Si sot një vit më parë, në 26 nëntor të 2019-ës vendi u godit nga tërmeti i fuqishëm i cili nuk kurseu jetët njerëzore dhe dëmet e mëdha në banesa. 51 persona humbën jetën nga kjo tragjedi ndërkohë që 3000 të tjerë mbetën të plagosur. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave. Durrësi ishte epiqendra e dëmtimeve prej tërmetit 6.4 ballësh, plagët e së cilës vazhdojnë edhe sot. Shumë banorë vazhdojnë të marrin bonusin e qerasë, teksa presin procesin e plotë të rindërtimit të shtëpive nga ana e qeverisë dhe një numër familjesh të tjera janë futur në shtëpitë e reja.


Current track

Title

Artist