Gjermania kërkon të mbyllë skitë: “Vatra të nxehta koronavirusi”
Written by rt on 26/11/2020
Vendpushimet e skive nëpër Europë janë konsideruar nga ekspertët si pika të nxehta dhe vatra aktive të koronavirusit. Për këtë arsye, Gjermania ka kërkuar një marrëveshje me vendet e BE-së për të mbajtur të mbyllur vendpushimet e skive deri në fillim të janarit. Lajmi vjen pasi Gjermania vendosi të zgjasë bllokimin e pjesshëm deri në dhjetor. “Unë e them hapur se nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi”, u shpreh kancelarja Angela Merkel.