Namibia nxjerr në shitje 1 mijë kafshë të egra
Written by rt on 18/06/2019
Namibia do të nxjerrë në shitje 1 mijë kafshë të egra nga parqet kombëtare , pas thatësirës që po mbulon kontinentin afrikan. Thatësira e e rëndë e Namibisë detyroi në maj presidentin e vendit Hage Geingob të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas zyrtarëve paqet kombëtare nuk kanë kushtet e duhura për të siguruar ushqimin e kafshëve. Fitimet nga shitja e kafshëve pritet të shkojnë deri në 1 milion dollarë.