Mos parkoni në këto rrugë ditën e dielë! Ndryshe makina ju spostohet me karrotrec

Written by on 15/10/2021

Më 17 tetor do të zhvillohet Maratona e Tiranës e cila do të jetë njëkohësisht edhe “Dita pa Makina”. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në disa rrugë specifike. Vendparkimet duhet të jenë të lira në rrugën e Kavajës, Ibrahim Rrugova, Lekë Dukagjini, Papa Gjon Pali II, bulevardi Gjergj Fishta, Bajrram Curri, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”dhe rruga “George W.Bush.

Në rast të kundërt, bashkia paralajmëron se automjetet do të spostohen me karrotrec./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist