Operacioni “Bregdeti ynë” shembi 60 shtëpi gjatë shtatorit!
Written by Radio Travel on 15/10/2021
Të dhënat zyrtare tregojnë se me rinisjen e operacionit “Bregdeti ynë” në muajin shtator, 60 shtëpi apo biznese janë shembur. Bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme përgjatë zonave bregdetare si Vlora, Himara dhe Saranda.
IKMT dhe Policia e Shtetit po punojnë për të evidentuar të tjera objekte pa leje në zonat e mbrojtura dhe në akset rrugore kombëtare, për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm turistik./radiotravel.al