Mitsotakis: I lumtur që Komisioni Evropian propozoi certifikatën e vaksinimit!

Written by on 18/03/2021

Kryeministri grek Mitsotakis ka reaguar pas propozimit zyrtar të Komisionit Evropian për certifikatën digjitale të vaksinimit. Duke qenë se Greqia është një vend që varet thelbësisht nga turizmi, ai e ka konsideruar këtë hap si një mënyrë e mirë për hapjen e dyerve ndaj turistëve.“Unë jam shumë i lumtur që Komisioni e ka miratuar dhe kjo do lehtësojë udhëtimet në mënyrë të konsiderueshme, kjo është diçka shumë e rëndësishme për Greqinë, e cila varet shumë nga turizmi”, u shpreh Mitsotakis.

GTP Headlines Greece Travel Info: Entry Requirements, Covid-19 Testing,  FAQs | GTP Headlines

Me një certifikatë të tillë, do jetë e mundur të udhëtohet në vende si Greqia pa pasur nevojë për karantinë, apo të testohesh në kufi./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist