Rifillon jeta e turizmit, panairet promovojnë mijëra destinacione!
Written by Radio Travel on 18/03/2021
Pas një viti të vështirë pandemie duket se turizmi po nis rimëkëmbjen. Përmes një postimi, Ministri i Turizmit Zoti Blendi Klosi pohon se panairet mbeten një mjet i rëndësishëm për promovimin e turizmit. Aktualisht një ndër panairët më të rëndësishëm është ai i Rusisë, MITT, që po mbahet në Moskë.
Në këtë panair, siç bën të ditur edhe ministri Klosi, shtetet pjesëmarrëse reklamojnë destinacionet dhe produktet e tyre turistike për 3 ditë tek mijëra agjensi dhe operatorë turistik./radiotravel.al