Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezanton buxhetin per vitin e ardhshem!
Written by rt on 02/11/2018
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit vitin e ardhshem do te kete ne dispozicion nje buxhet prej 2.6 miliarde lekesh, buxhet i cili shenon nje rritje krahasuar me nje vit me pare me 300 milion leke. Pjesa me e madhe e buxhetit per kete institucion ndryshe nga ky vit, ne vitin 2019 eshte parashikuar te shpenzohet per administrimin e pyjeve. Kjo rritje e fondit eshte ne vazhden e politikave qe po ndjek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit per gjelberimin e vendit, per te cilin ka nisur tashme edhe nje plan kombetar per gjelberimin deri ne vitin 2020 per mbjelljen e 20 milion e 200 mije pemeve. Mbi 800 milion leke ne buxhet jane parashikuar per programe te cilat do te dedikohen per mbrojtjen e mjedisit dhe vetem 500 milion leke do te shpenzohen per zhvillimin e turizmit.