Ministria “dëgjon” prindërit. Nga e hëna orët mësimore do të jenë të plota

Written by on 02/10/2021

Nga java e ardhshme mësimi do të nisë pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore duke respektuar sigurisht masat anti-Covid. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila u shpreh se:

Duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona”. Më herët vendimi për orët mësimore që të zgjasnin 20 minuta, u kundërshtua nga një masë e madhe e prindërve./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist