Ministri Klosi: Jemi një vend i pëlqyer nga operatorët turistikë!

Written by on 18/06/2021

Sipas Ministrit të Turizmit Blendi Klosi vendi ynë do të duhet të rrisë kapacitetet akomoduese, por edhe infrastrukturën turistike duke iu referuar porteve dhe aeroporteve. “Nuk e kemi arritur akoma 1/3 e kapacitetit. Kemi të pashfrytëzuar fare turizmin blu, turizmin e detit. Nëse rrugët kanë probleme, deti është i njëjtë dhe ne këtu mund të kapim po të njëjtin turizëm si Greqia”, u shpreh ai në një intervistë televizive.

Këtë sezon sipas Klosit, Shqipëria ndodhet në një situatë të favorshme nisur nga numri i ulët i infektimeve me COVID-19 dhe zgjerimi i tregut në prurjet e reja turistike. Po ashtu ministri theksoi se Shqipëria është një vend tërheqës dhe i pëlqyer nga operatorët turistikë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist