Mijëra njerëz vullnetarë për të udhëtuar falas në lundrimet provë të anijeve turistike!
Written by rt on 13/11/2020
Ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po kërkojnë linja lundrimi për të provuar protokollet Covid-19, mijëra njerëz janë të gatshëm të regjistrohen si pasagjerë vullnetarë. Linjat e lundrimit në Bahamas dhe Karaibe janë të etur të lëvizin përsëri, por duhet të demonstrojnë respektimin e testimit, karantinës, izolimit dhe distancimit shoqëror. Fazat e mëvonshme do të përfshijnë lundrime provë ku vullnetarët luajnë rolin e pasagjerëve për të “provuar aftësinë e operatorëve të anijeve turistike për të zbutur rrezikun COVID-19”. Në këtë mënyrë problemet mund të identifikohen dhe rregullohen përpara se të rinisin udhëtimet e vërteta.