A do të udhëtojmë për Krishtlindje? Ja çfarë thonë specialistët

Written by on 13/11/2020

Teksa shifrat e infektimeve me Covid-19 po rriten në të gjithë botën, shumë shtete evropiane kanë pohuar se është shumë shpejt të mendohen udhëtimet për festën e Krishtlindjeve. Bllokimet dhe masat e reja kundër koronavirusit janë në fuqi në disa vende, ndonëse jemi vetëm 6 javë, larg sezonit festiv. Sipas ekspertëve është shumë herët për të nxjerrë udhëzime të tilla dhe do të ishte e papërgjeshme të hiqej bllokimi, vetëm për shkakun e Krishtlindjeve. Aktualisht disa nga shtetet kryesore si Franca, Gjermani, Italia dhe Spanja kanë paralajmërime për masa më të rrepta pasi numri i infeksioneve vazhdon të rritet.


Current track

Title

Artist