Më në fund! Italia hapet për turizëm, këto janë kushtet e reja që duhet të plotësoni

Written by on 31/07/2021

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar lajmin se duke filluar nga dita e sotme shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm, por duke bërë 5 ditë vetëkarantinim. Të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin e testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.

Kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar. Fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk kanë nevojë për test PCR. Po ashtu personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye të vërtetuara pune ose shëndeti nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë. Plotësimi i formularit PLF  në versionin online dhe print është i detyrueshëm. Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist