Më në fund! FDA aprovon një test shtëpie për Covid-19

Written by on 24/11/2020

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara ka aprovuar kompletin e parë në shtëpi që teston për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Pajisja, e quajtur Paketa Testuese Lucira COVID-19, All-in-One, siguron rezultate në më pak se 30 minuta duke testuar një kampion hunde të mbledhur vetë dhe pastaj një dritë në ekran tregon nëse rezultati është pozitiv apo negativ. Më parë, njerëzit duhej të vizitonin zyrën e një mjeku, spitalin ose vendin e testimit për të bërë një provë COVID-19. Shpresohet që kjo metodë e re inovative në shtëpi, do të lehtësojë testimin e gjerë në të gjithë vendin.


Current track

Title

Artist