Mbyllet Kakavija për 24 orë. Lejohet të kalojnë vetëm këto kategori

Written by on 24/11/2020

Duke filluar nga sot pika doganore e Kakavijës do të mbyllet për 24 orë. “Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra”, thuhet në njoftimin e policisë greke. Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. Shkak për mbylljen mësohet se është bërë një protestë nga ana e punonjësve të doganës greke.


Current track

Title

Artist