Kanadaja, meksika dhe sh.b.a. zgjasin sërish kufizimet kufitare

Written by on 23/11/2020

Kufizimet kufitare midis SH.B.A –së, Kanadasë dhe Meksikës janë duke u zgjatur më tej deri në 21 dhjetor për të frenuar përhapjen e COVID-19. Kufizimet aktuale për udhëtimet jo-thelbësore midis tre vendeve do të skadonin në 21 nëntor por tani do të qëndrojnë në fuqi edhe për një muaj tjetër. “Ne jemi duke punuar ngushtë me Meksikën dhe Kanadanë për të mbajtur të hapur tregtinë dhe udhëtimet duke mbrojtur gjithashtu qytetarët tanë nga virusi”, u shpreh Sekretari i Përkohshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf. Të tre vendet mbyllën kufijtë e tyre tokësorë për udhëtime jo-thelbësore në mes të marsit dhe kufizimet janë zgjatur çdo muaj që nga ajo kohë.


Current track

Title

Artist