Mbërrin grupi i dytë i afganëve në Shqipëri/ Mes tyre pedagogë, gazetarë dhe aktivistë!

Written by on 28/08/2021

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mbërriti një tjetër avion me të evakuuar nga Afganistani në aeroportin e Rinasit. Grupi me 275 afganë u prit nga vetë Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale Kryeministri Rama shkruan:

“Kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre. Të larguarit nga shtëpitë e tyre fillimisht do të strehohen në Qytetin Studenti” e më pas do të akomodohen në hotele të Durrësit dhe të Lezhës ku do të qëndrojnë për një periudhë mbi 14-mujore”. Në vendin tonë priten të mbërrijnë rreth 4000 afganë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist