Biden:‘’Zyrtarët kinezë kanë punuar që askush mos ketë qasje në zbulimin e origjinës së virusit.’’

Written by on 28/08/2021

Agjencitë e inteligjencës amerikane u udhëzuan nga Presidenti amerikan Joe Biden të raportonin mbi origjinën e mundshme të virusit, por nuk mund të arrinin në një përfundim. Ata ranë dakord se virusi nuk ishte “zhvilluar si një armë biologjike” dhe ka të ngjarë të mos ishte inxhinieruar gjenetikisht, por mbetën të ndarë në mundësitë e tjera.

“Informacioni kritik në lidhje me origjinën e kësaj pandemie ekziston në Republikën Popullore të Kinës, por që nga fillimi, zyrtarët qeveritarë në Kinë kanë punuar për të parandaluar që hetuesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e komunitetit global të shëndetit publik të kenë qasje në të,” tha Biden në një deklaratë lëshuar të premten.

Ai shtoi se SHBA do të vazhdojë të përpiqet të “gjurmojë rrënjët e këtij shpërthimi që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe vdekje në të gjithë botën”.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background