Mbërrijnë në vend 121 afganët e parë që do të strehohen në vendin tonë!

Written by on 27/08/2021

Në aeroportin ndërkombëtar ‘’Nënë Tereza’’ kanë mbërritur 121 afganët e parë që do të strehohen në vendin tonë. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Kryeministri Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo ngjarja është një episod i një mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë.

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka theksoi se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist