Vaksinimi live i dirigjentit në Budapest që i frymëzoi të gjithë!

Written by on 27/08/2021

Dirigjenti i Orkestrës së Festivalit në Budapest, Ivan Fischer ka marrë vaksinën kundër Covid-19 teksa ishte në skenë, gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest të Hungarisë. Ai ka bërë një veprim të tillë, në mënyrë që të sensibilizojë njerëzit për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Derisa me dorën e majtë mbante shkopin në dorë duke dirigjuar orkestrën për të luajtur instrumentet, mjeku ia dha dozën e tretë të vaksinës në krahun e djathtë. Veprimi i tij është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në koncert.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist