Lista me rregullat e reja për ata që udhëtojnë në Kosovë

Written by on 14/10/2021

Kosova ka publikuar së fundmi rregullat e reja për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtij destinacioni.  Sipas njoftimit, të gjithë personat që duan të hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, dëshmi që e kanë kaluar koronavirusin, test PCR apo sereologjik jo më të vjetër se 72 orë.

Të gjithë ata që nuk i kanë këto dokumente, sipas rregullit janë të detyruar të karantinohen për 7 ditë. Nga këto rregulla janë të përjashtuar ata që futen në Kosovë për udhëtime tranzit, fëmijët nën moshën 16 vjeç, personat të cilët largohen brenda 3 orësh nga Kosova, punëtorët e kamionave dhe diplomatët e huaj./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist