Linja ajrore drejt falimentimit, kompania gjigande merr në kontroll aksionet e saj!

Written by on 31/12/2019

Kompania e Zhvilimit“Hunday” ka deklaruar se do të udhëheqë një konsorcium për të marrë në kontroll linjën ajrore “Asiana Airlines”. Ndërtuesi i Koresë së Jugut ka paguar 2.16 miliardë dollarë për pjesën e linjës ajrore më të madhe në vend. Kompania industriale “Kumho” më parë aksioneri kryesor i linjës ajrore vuri 31% të aksioneve të saj në shitje në fillim të këtoj viti. “Asiana Airlines” aktualisht është në presion të një borxhi që kap shifrën e 5.1 milion dollarëve. Problemet e linjës ajrore u përkeqësuan gjatë vitit 2019 për shkak të një kombinimi të faktorëve të tillë si kërkesa e ulët për fluturime në Japoni dhe fitimet e dobëta ndaj dollarit. Si rezultat, në 9 muajt e parë të vitit, kompania regjistroi një humbje neto prej 400 milion dollarësh. Nga ana tjetër, blerja është pjesë e planit të “Hunday Development CO” për të zgjeruar biznesin. Marrëveshja synon të ndihmojë në uljen e raportit të borxhit të linjës ajrore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist