Nga 1 janari këto shërbime do të jenë vetëm “online”!
Written by Radio Travel on 31/12/2019
Duke filluar nga data 1 janar 2020, katër prej shërbimeve të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit do të ofrohen online, duke bërë që qytetarët të mos paraqiten personalisht pranë sporteleve. Bëhet fjalë për aplikim për marrje dokumenti teknik arkivor si dhe fletë projekti ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shpjeguar procedurën që do të ndiqet. Shërbimi synon të ofrojë shërbime duke lehtësuar procedurat për qytetarët. Procesi do të kërkojë impenjim të madh të strukturave, teksa është nënvizuar se aplikimi do të lehtësojë ndjeshëm qytetarët.