Lëkundjet zhvendosen në vendet fqinje, mbyllen shkollat dhe pezullohen disa linja trenash!
Written by Radio Travel on 09/12/2019
Në orët e para të të hënës një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka goditur veriun e Italisë. Lëkundjet e fuqishme e kanë patur epiqendrën në Mugello me thellësi 9 kilometra, por janë ndjerë edhe në Bolognia, Livorno,Pratto, Arezzo etj. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe kanë gjetur strehim në makina. Shkollat në disa zona të Firences janë mbyllur, ndërsa janë pezulluar disa linja trenash për shkak se duhen verifikuar hekurudhat. Dëmet janë në proces verfikimi por paraprakisht është bërë e ditur se ka çarje të konsiderueshme në disa godina të vjetra.