Kryeministrja më e re në botë është gati për të marrë detyrën!

Written by on 09/12/2019

Sana Marin, vetëm 34 vjeç është duke bërë histori ndërsa bëhet kryeministrja më e re në botë. Socialdemokratja nga Finlanda ka fituar mbështetjen e partisë së saj këtë fundjavë dhe është parashikuar të konfirmohet këtë javë. Marin do të drejtojë qeverinë në një moshë më të re se kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden e cila e mori detyrën kur ishte vetëm 37 vjeçe. Edhe pse artikulli i Bloomberg i cili liston kryeministrat  më të rinj në moshë, nuk e përmend Shqipërinë, kjo e fundit ka patur kryeminsitra që e kanë marrë detyrën në moshë të re. Ahmet Zogu e mori detyrën vetëm 29 vjeç, Ilir Meta në moshën 30 vjeçare dhe Pandeli Majko kur ishte 31 vjeç.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist