Kuzhinieri shqiptar Bledar Kola, pjesë e festivalit të madh të gatimit në Rimini

Written by on 22/05/2019

 

 

 

Qyteti Italian i Riminit do të mirëpresë në datat 22 dhe 23 qershor edicionin e gjashtë  të Festivalit të Gatimit “Al Mèni ”. Në këtë festival do të marrë pjesë dhe një prej kuzhinierëve më të mirë shqiptarë, Bledar Kola i cili me plot gojën është një nga protagonistët e ringjalljes së kuzhinës shqiptare dhe traditës që karakterizon Tokën e Shqiponjave  vitet e fundit.
Festivali do të bëjë bashkë 24  kuzhinierë, ku 12 prej tyre janë  pjesë e kuzhinës ndërkombëtare dhe 12 te tjerë janë përfaqësuesit më të mëdhenj të kuzhinës dhe traditës së Rajonit Emilia Romagna. Termi “protagonist kulturor” nuk është aspak aksidental.
Bledar Kola, në fakt, është një nga aktorët kryesorë të ringjalljes së kuzhinës tradicionale duke u mbështetur në prodhimet vendore alternuar me elemenet modern. Nuk është rastësi që ai gjithashtu themeloi “RRNO për mua gatue”, një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga kuzhinierët më të mirë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë: të bashkuar për një qëllim të vetëm, atë të ri-themelimit, zhvillimit dhe promovimit të kuzhinës shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist