Kryeminstri me mission të veçantë në fundjavë!
Written by rt on 13/05/2019
Kreu i qeverisë së Bhutanit, fundjavat i kalon duke u kujdesur për pacientët e tij.Para se të bëhej politikan Dr. Lotay Tshering ishte një kirurg i famshëm dhe duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i tij.Ai e ka cilësuar punën e tij si një lloj antistresi. Kryeministri ka thënë se ka gjetur një pike takim mes dy profesioneve. Tsheringu u zgjodh kryeministër një vit më parë. Bhutani , i cilësuar si një ndër vendet më të lumtura të Azisë, kaloi nga monarkia absolute në demokraci , një decade më parë.