Kryeministri i Greqisë optimist për fluksin e turistëve në vend!

Written by on 26/06/2021

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është shpresëplotë se vendi do të arrijë objektivin e tij të të ardhurave nga turizmi këtë vit. Duke qenë një nga vendet, ekonomia e të cilit mbështetet shumë në turizëm, Greqia pa vetëm shtatë milionë turistë dhe regjistroi 4 miliardë euro të ardhura gjatë vitit 2020. Këto shifra ishin shumë më të ulëta sesa ato të regjistruara gjatë periudhës para-pandemike në 2019, kur vendi numëronte 33 milion turistë dhe 18 miliardë € në të ardhura.

Parashikohet që të ardhurat nga turistët përgjatë këtij viti, të arrijnë gjysmën e niveleve të regjistruara në vitin 2019./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist