Kroacia kërkon punëtor gjatë sezonit turistik
Written by rt on 15/06/2019
Industria e turizmit kroat i ka kërkuar qeverisë të lejojë më shumë punëtorë të huaj për të ndihmuar stafin e bareve dhe restoranteve gjatë sezonit turistik. Turizmi veror kontribuon në nivele të larta në ekonominë kroate. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar vihet re edhe në ndërtim, prodhim dhe transport. Punëtorët e huaj në Kroaci janë kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian.