Kosova ndërpret shërbimet jourgjente në spitale/ Situata me pandeminë paraqitet e rënduar!

Written by on 25/08/2021

Situata me pandeminë sa vjen e po rëndohet në Kosovë, duke shtuar kështu numrin e rasteve me fatalitet dhe duke rritur numrin e të shtruarve në spitale. 17 viktima si pasojë e Covid-19 u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim nga Covid-19 nëpër spitale tashmë është rritur shumë. Mbi 20 mijë raste aktive me virusin Corona janë në Kosovë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Të ndodhur para kësaj situate të rënduar me pandeminë dhe rritjes së numrit të pacientëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka ndërprerë disa shërbime spitalore jourgjente në sallat kirurgjike, ku kryhen intervenimet. Autoritetet shëndetësore ndërkohë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID -19, siç është mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist