Kompania ajrore sërish në grevë, fluturimet mund të rezultojnë të anulluara!

Written by on 27/12/2019

Sindikata gjermane “UFO” e cila përfaqëson ekuipazhin e linjës ajrore “Lufthansa” ka deklaruar se do të kërkojë një grevë tjetër në ditën e ardhshme duke ngritur spektrin e kaosit në këtë periudhë festash . Thirrja është episodi i fundit i një beteje të gjatë për paga dhe kushte më të mira në punë .Nga ana tjetër përfaqësues të kompanisë gjermane kanë theksuar se grevat nuk janë zgjidhje. Një grevë 24 orëshe në fillim të nëntorit detyroi kompaninë të anullonte 1500 fluturime duke prekur 200 mijë pasagjerë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist