Tensioni i dy shteteve prish atmosferën e festave!
Written by Radio Travel on 27/12/2019
Rritja e tensioneve mes Sllovenisë dhe Kroacisë duket se ka prishur atmosferën e festave në të dyja vendet. Mosmarrëveshjet lidhen me “Merkatorin”, sipërmarrjen më të madhe tregtare sllovene të cilën para disa vitesh e ka blerë koncerni kroat Agrokor. Ndërkohë që ky i fundit ka falimentuar, pronësinë mbi të e kanë marrë aksionerë të mëdhenj rusë dhe amerikanë.Agjencia sllovene për mbrojtjen e konsumatorit ka kërkuar që të merren aksionet e Merkatorit , por duket se gjendja është më e komplikuar. Kompania është pjesa më potente e Agrokorit, me 40% të aksioneve. Çështja ka shkuar në gjykatë dhe vendimi pritet të merret në janar të vitit që vjen.