Kompania ajrore “Germania” shpall falimentimin!

Written by on 06/02/2019

Kompania ajrore “Germania” shpall falimentimin!

Kompania ajrore me baze ne Berlin, “Germania”, e cila pritej qe se shpejti te fillonte operimet low cost ne tregun shqiptar sipas mediave gjermane, ka paraqitur kerkesen per falimentim. Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar te gjitha fluturimet. ‘Germania’ ka hyre nderkohe prej thuajse dy vitesh ne tregun e Kosoves, ku operon drejt destinacioneve te Parisit dhe Kopenhagenit. Ne faqen e internetit te kompanise nuk u publikuan destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranes, por njoftohej se do te niste fluturimet nga Zyrihu ne Tirane veren e ketij viti.  Sipas drejtorit ekzekutiv te kompanise nuk jane arritur te kompletohen me sukses perpjekjet financiare per te arritur likuiditetin e nevojshem ne afat te shkurter kohor dhe ne keto kushte nuk ka pasur zgjedhje tjeter, veçse te kerkohet falimentimi. “Germania” ka bere te ditur se ka paraqitur kerkesen per falimentim ne Berlin te henen ne mbremje dhe te gjitha fluturimet jane anuluar menjehere.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist